Lidhje

Përhapja e kancerit të gjirit dhe kurat për trajtimin e tij


Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Dje, kandidati presidencial John Edwards dhe bashkëshortja e tij Elizabeth njoftuan se asaj i është përhapur kanceri i gjirit. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij?

Në vitin 2004, Elizabeth Edwards mësoi se kishte kancer të gjirit. Bashkëshorti i saj ishte në garë si kandidati për nënpresident i Partisë Demokrate. Eduardët pritën deri pas zgjedhjeve për të njoftuar publikun rreth sëmundjes së saj. Dje, ajo dhe bashkëshorti i saj, ish senatori John Edwards përsëri bënë një njoftim. "Rezultati përfundimtar nga të gjitha analizat tregon se kanceri është rikthyer dhe është përqëndruar në kockë", tha zoti Edwards.

Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Në rastin e zonjës Edwards, qelizat e kancerit të gjirit po rriten tani në brinjën e saj.

Mjekja e saj tha se tumori është i vogël, gjë që i jep asaj shans më të mirë për të jetuar. Mbijetesa do të varet edhe nga mënyra se si do të reagojë ndaj kimioterapisë. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji.

Vetëm kohët e fundit, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve miratoi një medikament të ri, të quajtur Tykerb për të trajtuar format e avancuara të sëmundjes. 18 muaj më parë, Marsha Brekke zbuloi se kanceri i saj i gjirit ishte përhapur. Mjekët më pas i dhanë Tykerb. "Ishte shansi im i fundit. Është shumë e frikshme kur je e ulur në dhomën e mjekut dhe e di se je në prag të vdekjes", thotë ajo.

Sot Brekke është plotësisht e shëruar. Tykerb është i lehtë për t'u marrë – vetëm një kokër në ditë. Në provat klinike pacientët kishin më pak raste të sëmundjeve të zemrës nga Tykerb sesa nga ilaçi tamoxifen. "Është ndoshta zbulimi i pestë më i rëndësishëm gjatë karrierës sime për trajtimin e pacienteve me kancerin e gjirit", thotë Blackwell.

Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit. Doktor Cliffoerd Hudis shpjegon. "Kemi zbuluar tani sekretin e arsyes së rritjes së kancerit dhe po krijojmë kura që shfrytëzojnë disa dobësi të kancerit". Tani ka disa ilaçe që vënë në shënjerstër lloje të veçanta të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se hapi tjetër është kombinimi i terapive specifike në mënyrë që pancientet me kancer të gjirit të mund t’i mbijetojnë sëmundjes. //rd//

XS
SM
MD
LG