Lidhje

Demokratët në mbrojtje të projektligjit për tërheqje nga Iraku


Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve po i dalin në mbrotje projektligjit që u miratua dje dhe që jep fonde për luftën në Irak por në të njëjtën kohë vendos një kufi kohor për kthimin e trupave në vend.

Përfaqësuesi Paul Hodes tha në fjalimin javor të demokratëve në radio se projektligji sinjalizon një drejtim të ri të politikës për Irakun. Ai tha se ky ligj i mban irakianët përgjegjës për vendin e tyre.

Presidenti Bush tha në fajlimin e tij sot në radio se anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve vetëm sa kanë vonuar financimin e trupave duke miratuar një projektligj që nuk do të kthehet në ligj. Ai ka përsëritur vazhdimisht angazhimin e tij për ti vënë vetos projektligjit sapo të mbrijë në tavolinën e tij.

Projektligji përcakton 124 miliardë dollarë për financimin e trupave në Irak dhe Afganistan. Ai kërkon gjithashtu tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku duke filluar nga gushti i vitit 2008.

XS
SM
MD
LG