Lidhje

Fillojnë hetimet mbi sulmin që plagosi zv/kryeministrin irakian, Salam al-Zobai


Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki thotë se po zhvillohen hetime rreth sulmit të djeshëm ndaj jetës së zëvendës-kryeministrit, Salam al-Zobaie. Nëntë vetë u vranë dhe Zobaie u plagos rëndë pasi njëri nga rojet e tij aktivizoi një bombë vetvrasëse brenda vijës së gjelbërt në Bagdat. Vëllai i zëvendës-kryeministrit dhe një këshilltar i tij ishin mes të vrarëve.

Duke folur sot në televizionin shtetëror, kryeministri Maliki tha se hetimet synojnë të zbulojnë se si kishte mundur autori i sulmit të fuste eksplosivin brenda zonës së gjelbërt pa u diktuar. Ai tha se sulmi tregon se armiqtë e Irakut po sulmojnë ata që po punojnë për të mirën e vendit. Ministri irakian i shendetësisë thotë se Zobaie është në gjendje të mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Një grup që ka lidhje me al-Qaidën ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në lajme të tjera, sulme vetvrasëse me bomba po sot lanë rreth 30 të vrarë në mbarë Irakun. Në sulmin më vdekjeprurëse, sipas policisë një kamion bombë vrau 20 vetë, përfshi 14 pjestar të forcave të rendit në një stacion policie në distriktin Dora, të dominuar nga Sunni në jug të Bagdatit. //ad//

XS
SM
MD
LG