Lidhje

Irak: Ekstremistët sulmojnë një xhami suni


Zyrtarë irakianë njoftuan se një xhami Sunni u bë objekt i një sulmi me bombë në një qytet në jug të Bagdatit sot, një ditë mbasi një xhami shiite u shkatërrua një ditë më parë.

Të paktën 2 vetë u plagosën nga shpërthimi në shpërthimin e sotëm në xhaminë suni. Xhamitë goditen shpesh në Irak, në kuadër të dhunës sektare mes sunive dhe shiitëve.

Të paktën 11 vetë u vranë dje në shpërthimin me bombë që goditi xhaminë shiite në Haswa.

Ndërkohë ushtarakë amerikanë thanë sot se policia irakiane arrestoi një person ditën e premte, i cili kishte planifikuar të aktivizonte lëndë plasëse në një tren që transportonte klor. Zyrtarët amerikanë thanë se treni kishte ndaluar pranë një stacioni policie rreth 150 metra larg një impianti për filtrimin e ujit në qytetin Ramad.

Kryengritësit kanë kryer 7 sulme me bomba me klor në Irak gjatë këtij viti. //ad//

XS
SM
MD
LG