Lidhje

Kancelarja gjermane bën thirrje për miratimin e kushtetutës së BE-së nga të gjitha vendet anëtare


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paraljamëruar udhëheqësit e Europës së Bashkuar se ata do të bëjnë ”një dështim të madh” nëse nuk bien dakort për një afat kohor për pranimin e kushtetutës së Bashkimit Europian. Zonja Merkel foli në Berlin në ceremoninë e 50 vjetorit të bllokut të themeluar me Traktatin e Romës gjysëm shekulli mëparë. Cermonitë festive janë zhvilluar dhe në Romë, Bruksel dhe Budapest.

Hymni i Bashkimit Evropian, i shkëputur nga Simfonia e 9 e Bethovenit, ishte tema kryesore muzikore, që përcolli gjithë ceremoninë solemne të zhvilluar në kryeqytetin gjerman Berlin, i zgjedhur për të këtë ceremoni, pasi Gjermani mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.

Kancelarja gjermane Angela Merkel , e cila është rritur në ish- Gjermaninë Lindore komuniste, shprehu kënaqësinë që ceremonia po mbahej në Berlin, qytet i cili deri në ribashkimin e Gjermanive në vitin 1990 ishte simbol i ndarjes së Evropës.

Zonja Merkel tha se i vinte keq që Bashkimi Evropian ende nuk ka gjetur mirëkuptim për një kushtetutë të përbashkët. Ajo u angazhua që Gjermania do të jetë shtysë për përsëritjen e votimit të traktatit kushtetutës që u bllokua nga Hollanda dhe Franca, të cilat në referendumet e tyre i thanë “jo” kushtetutës në vitin 2005.

Zonja Mserkel u bëri thirrje homologëve të saj të Bashkimit Evropian që të bien dakort për një afat kohor për kushtetutën e bllokut, deri në fund të qershorit.

"Unë jam duke punuar që të siguroj se nje plan i hartuar për kushtetutën mund të pranohet brenda periudhës që Gjermania ka presidencën e BE-së, dhe unë besoj në mbështetjen tuaj. Jam e bindur që nuk është vetëm në interes të Evropës, por gjithashtu në të mirën e qytetarëve dhe shteteve anëtare, që ky proçes të pëfundojnë me sukses."

Zonja Merkel tha se nëse nuk realizohet kjo, atëherë ky mund të jetë një dështim historik. Zonja Markel tha se kushtetuta është një dokument i nevojshëm për Bashkimin Europian, në momentin kur blloku synon të luajë një rrol më global, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në fushatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku përfshihen çështje të momentit si situata në Bjellorusi, apo krizat në Sudan dhe Zimbambve.

Kancelarja Merkel dhe zyrtarë të tjerë, firmosën Deklaratën e Berlinit, i cili rifreskon Traktatin e Romës dhe shpalos rolit e ardhshëm të Bashkimit Europian.

Sipas kësaj deklarate, blloku i 27-shes “mbështet zgjidhjet paqësore në mbarë konfliktet në botë” dhe dëshiron të sigurojë “ se njerëzit nuk do të bëhen viktima të luftës, terrorit dhe dhunës”. Deklarata gjithashtu zotohet të marrë rrol udhëheqës për “të luftuar varfërinë, urinë dhe epidemitë”.

Presidenti i parlamentit evropian Hans-Gert Poettering tha se Deklarata e Berlinit është një themel i mirë për të ardhmen e negociatave për kushtetutën.

“Texti thotë çfarë duhet të bëjmë ne në të ardhmen. Ky dokument shpreh zotimin tonë për të bërë ç’është e mundur për të reformuar Bashkimin Europian përpara zgjedhjeve të ardhshme në qershor të 2009. Disa vende kanë problem me fjalën kushtetutë, të cilën Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e pëlqejmë shumë. Por më vendimtarja është që ne të ruajmë thelbin e Traktatit Kushtetues. Nëse e bëjmë këtë, dhe nëse ne mund të biem dakort për thelbin e saj, kjo është më e rëndësishmja.”

Anketa të opinionit tregojnë se thuajse gjysma e qytetarëve të Bashkimit Evropian e shohin këtë institucion si shumë të shkëputur nga jeta e tyre e përditshme. Hungaria mbetet një ndër vendet më skeptike ndaj Bashkimit. Analistët theksojnë se do të duhet më tepër se thjesht koncerte roku në Bruksel apo vizita në muzeumet e Berlinit për të ndryshuar opinionin e publikut./al/

XS
SM
MD
LG