Lidhje

Irani kundërshton kërkesën e OKB-së për pezullimin e pasurimit të uraniumit


Irani kundërshtoi kërkesën për pezullimin e pasurimit të uraniumit mbasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione shtesë ndaj tij.

Ministri i Jashtëm i Iranit Manoucher Mottaki tha se sanksionet e fundit janë të paligjshme dhe nuk do ta detyrojnë Iranin që të braktisë punën për zhvillimet bërthamore.

Ndërkaq, shefi i Bashkimit Europian për politikën e Jashtme Havier Solana tha sot se ai shpreson të rinisë negociatat me Iranin mbi programin e tij bërthamor.

Sanksionet e fundit u miratuan njëzëri nga Këshilli i Sigurimit dje. Në bazë të këtyre sanksioneve Iranit i ndalohet eksporti i armëve dhe ngrihen parusitë e 28 kompanive dhe individëve iranianë që besohet se kanë lidhje me armët bërthamore.

Sanksionet e reja i japin Iranit një afat 60 ditor që t’i përgjigjet kërkesës së OKB-së për të ndalur pasurimin e uraniumit. Në rast të kundërt, mund të ketë masa të tjera ndaj Teheranit./al/

XS
SM
MD
LG