Lidhje

Sekretarja amerikane Rajs takohet me  presidentin egjiptian Mubarak


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs, u takua me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, për bisedime mbi demokracinë në Egjypt dhe problemet rajonale. Takimi u zhvillua sot në qytetin Asuan, në Egjyptin Jugor, një ditë përpara se egjyptianët të votojnë për një referendum të diskutueshëm për ndryshime kushtetuese.

Zonja Rajs ngriti shqetësime mbi referendumin dhe tha se procesi i reformave është i vështirë.

Grupet e opozitës thonë se amendamentet mbi ligjet anti-terroriste do të pengojnë liritë bazë në Egjipt dhe do të forcojnë pushtetin e partisë në fuqi.

Ministri i jashtën egjyptian, Ahmed Abul Geit, i cili zhvilloi gjithashtu një takim me zonjën Rajs, mbrojti amendamentet e propozuara, duke argumentuar se Egjypti duhet të kujdeset për sigurinë e vet.

Zonja Rajs diskutoi gjithashtu probleme të tjera rajonale me zyrtarë egjyptianë dhe tha se ajo vlerëson mbështetjen e Egjyptit në procesin e paqes izraelito-palestinez.

Pas takimit me presidentin Mubarak në Egjypt, zonja Rajs shkoi në Ramallah, ku ajo bëri komente pas takimit me presidentin palestinez, Mahmud Abas. Ajo tha se Izraeli dhe palestinezët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur paqen dhe formimin e shtetit palestinez. Gjatë vizitës në rajon ajo do të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert./al/

XS
SM
MD
LG