Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet për paqe


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, u takua sot në mëngjes me presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Kreu i OKB-së u bëri thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë, të shfrytëzojnë momentin për të rifilluar bisedimet e ngecura të paqes. Zoti Abas tha se ai po përdor të gjitha rrugët e mundëshme për lirimin e ushtarit izraelit të kapur nga ekstremistët palestinezë vitin e kaluar.

Kryeministri izraelit thotë se zoti Abas ka shkelur zotimet me Izraelin, përfshirë premtimin për lirimin e ushtarit Gilad Shalit që mbahet nga palestinezët. //ad//

XS
SM
MD
LG