Lidhje

Gjermania mbështet hapur planin amerikan të mbrojtjes nga raketat


Ministri gjerman i Mbrojtjes komentoi hapur në mbështetje të planeve amerikane për një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore – projekt që kundërshtohet nga Rusia.

Në një intervistë të botuar sot në një gazetë gjermane, Ministri i Mbrojtjes Franc Jozef Jung vlerësoi se rreziku i sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi është në rritje. Ai tha gjithashtu se kabineti gjerman është i bashkuar në favor të këtij sistemi.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm Frank Valter Shtainmajer i bëri thirrje Uashingtonit të rishqyrtojë planin e mbrojtjes nga raketat. Shtetet e Bashkuara kanë propozuar vendosjen e interceptuesve të raketave në Poloni dhe një sistem radarësh në Republikën Çeke si pjesë të sistemit.

Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi do të përballet me kërcënimet nga të ashtuquajturat shtete të papërgjegjëshme si Irani. Rusia thotë se dislokimi i sistemit kundër raketave në kufijtë e saj perendimorë do të përbëjë kërcënim dhe do të minojë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG