Lidhje

Kryesocialisti Rama, letër Kryeministrit për bashkëpunim


Në Shqipëri Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama propozoi sot, me anë të një letre dërguar Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Sali Berisha, ngritjen e një tryeze të përbashkët për realizimin e reformave të rëndësishme për vendin. Rruga e integrimit euroatlantik nuk mund të kapërcehet pa reforma që kërkojnë një frymë dhe angazhim të të dy krahëve, shkruan në letrën e tij kryetari socialist. Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e njohur të opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nëse nuk do të ketë vullnet për bashkëpunim.

Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij nuk ka dhënë ndonjë koment mbi letrën e kryetarit socialist Edi Rama. I vetmi që ka reaguar ishte sot pasdite Nënkryetari i PD-së Bamir Topi, i cili megjithatë saktësoi se nuk shprehte një qëndrim institucional të partisë së tij. Zoti Topi u shpreh se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet, por sipas tij çështjet nuk zgjidhen me letra porse dialogu duhet të rinisë në sallën e parlamentit dhe se ai duhet të përfshije jo vetëm dy partitë e mëdha por edhe forcat e tjera politike.

Politika shtoi ai duhet te perfshihet e tera ne nje dialog qe mund te relizohej në formën e një tryeze të partive parlamentare e cila sidoqoftë duhej parapërgatitur, saktësoi zoti Topi. Nënkryetari demokrat kujtoi se partia e tij është shprehur e hapur për të pritur propozimet e opozitës për reformën zgjedhore.

XS
SM
MD
LG