Lidhje

SHBA reagojnë ndaj vendimit te Iranit "për të mos bashkëpunuar"


Shtëpia e Bardhë tha se është e zhgënjyer nga vendimi i Iranit për të kufizuar bashkëpunimin me agjencinë bërthamore të Kombeve të Bashkuara. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se komuniteti ndërkombëtar kërkon të gjejë me Iranin një zgjidhje për rrugën pa krye lidhur me programin e tij bërthamor.

Irani tha dje se do të kufizojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore. Komentet u bënë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit vendosi sanksione të tjera mbi Teheranin.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha se Irani nuk do ta ndalë programin e tij bërthamor të cili ai e quajti paqësor dhe të ligjshëm. Kompania ruse që po ndërton centralin bërthamor të Bushirit në Iran tha sot se ky i fundit ka bërë pagesën e parë për ndërtimin. Rusia dhe Irani kanë patur mosmarrëveshje lidhur me pagesën për këtë objekt.//ii

XS
SM
MD
LG