Lidhje

Qelizat embrionale dhe sëmundjet e zemrës; Teknologjia e së ardhmes në ndihmë të së kaluarës


Qelizat embrionale në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të ndihmuar njerëzit që pësojnë goditje në zemër. Ata kanë provuar me sukses përdorimin e qelizave të rritura embrionale të marra nga gjaku i pacientit duke i injektuar ato në pjesën e zemrës së sëmurë. Ekspertët e cilësojnë këtë metodë si një arritje të madhe.

Pasi ka kaluar një goditje në zemër, shëndeti i këtij pacienti, Xho Gasser është përmirësuar dukshëm, falë një trajtimi që deri kohët e fundit as që mund të imagjinohej.

6 muaj më pare Xho Gasser pësoi një goditje në zemër. Atëherë shkencëtarët sapo kishin filluar disa prova në laborator me qeliza embrionale për sëmundje të tilla dhe vendosën me lejen e pacientit ta provonin metodën e tyre në klinikë. Kështu, ata morrën qeliza embrionale nga gjaku i pacientit dhe i injektuan ato në zemrën e sëmurë. Dhe rezultati flet qartë. Xho shpëtoi dhe tani vrapon sikur të mos ketë qënë kurrë i sëmurë.

Çdo vit, rreth 5 milionë amerikanë preken nga një sëmundje në zemër dhe afro një milionë prej tyre pësojnë goditje në zemër. Deri tani ka patur vetëm pak raste që pacientë të tillë të jenë trajtuar me metoda që ndihmojnë rigjallërimin e qelizave të dëmtuara të zemrës. Por në një studim të ri, mjekët injektuan qeliza embrionale tek 23 të sëmurë nga zemra dhe vunë re se pas 6 muajsh ata treguan shenja përmirësimi, ndërkohë që tek pacientët që nuk ishin trajtuar me këtë metodë, gjendja erdhi duke u keqësuar. Doktor Xhashua Hare, pranë fakultetit të mjekësisë në universitetin e Majamit në Florida thotë se shëndeti i pacientëvë të trajtuar me metodën e re u përmirësua dukshëm.

Në një tjetër studim, shkencëtarët injektuan qeliza embrionale në zemrën e një pacienti brenda 10 ditëve nga koha e goditjes në zemër dhe rezultati ishte i njëjtë, pozitiv.

Teknologjia e së ardhmes ne ndihme te së kaluarës.

Teknologji të tilla si matja e sasisë së karbonit, tomografia ose skanimi dhe analiza të ADN-së po i ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë disa karakteristika të një fëmijë të balcamosur që nga kohët e lashta.

Qëndra shkencore e qytetit Saint Luis të Minesotës e mori këtë mumje si dhuratë në vitin 1985 nga familja e një personi që e kishte siguruar atë dekada më parë gjatë udhëtimeve të shpeshta në rajonet e Lindjes së Mesme.

Për 20 vjet, shkencëtarët kryen analiza e prova të shumta për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur nga kjo mumje. Dhe ajo që kanë zbuluar, thonë ata, është e mahnitëshme. Për shembull, analizat e karbonit tregojnë se fëmija ka jetuar diku midis vitit 40 para erës sonë dhe 130 të erës sonë. Kjo periudhë, thonë historianët, përkon me historinë e Qezarit, Kleopatrës dhe Mark Antonit.

Shkencëtarët thonë se analizat tregojnë se foshnja, djalë, në kohën e vdekjes ka qënë 7 ose 8 muajsh dhe ndoshta i përkiste një familjeje mbretërore, pasi balcamosja e fëmijëve të vdekur bëhej vetëm në raste shumë të rralla. Kjo i bën shkencëtarët të mendojnë se fëmija e balcamosur ishte i një familjeje me status të veçantë, si perandor, faraon ose mbret.

Shkencëtarët gjetën pranë foshnjes gurë të gdhendur, një zakon i lashtë që shprehte dëshirën a kujdesin e familjes për ta ndihmuar fëmijën për në jetën tjetër. Shkencëtarët thonë se nëna e fëmijës ka shumë të ngjarë të ketë qënë romake ose greke.

XS
SM
MD
LG