Lidhje

Tre italianë akuzohet nga BE-ja për korrupsion


Prokurorët belgë thanë se mbi tre shtetas italianë, përfshi dy punonjës të Bashkimit Evropian, janë ngritur akuza lidhur me një hetim për korrupsion në pasuritë e patundshme që kap miliona dollarë.

Prokurorët në Bruksel thanë se informacionet tregojnë se tre personat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, ishin të lidhur me rryshfetet e dhëna për tenderat në blerjen e shtëpive dhe sistemeve të sigurisë të përdorura nga zyrtarë të Bashkimit Evropian që punonin në vende jashtë Bashkimit. Një zëdhënës i prokurorisë tha se të dyshuarit akuzohen për falsifikim, korrupsion dhe mashtrime. Sipas njoftimeve të shtypit bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Indinë.

Si pjesë e hetimeve, më shumë se 150 policë kryen dje kontrolle në rreth 30 banesa në Belgjikë, Francë, Itali dhe Luksemburg. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se dega ekzekutive e BE-së ka nisur një hetim dhe po i vjen në ndihmë policisë. Autoritetet thanë se hetimi ka filluar qysh në vitin 2004. //rd//

XS
SM
MD
LG