Lidhje

Srebrenica shpallet zonë me rëndësi shoqërore dhe ekonomike


Qeveria e Republikës së Serbisë në Bosnje-Hercegovinë ka caktuar bashkinë e Srebrenicës si një zonë me rëndësi të veçantë shoqërore dhe ekonomike.

Ministri i Administrimit Lokal, Zoran Lipovac, tha se vendimi i miratuar sot u bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve shtetërore dhe publike në qytet që të ofrojnë mundësi të barabarta punësimi të tre komuniteteve etnike, kroatëve, myslimanëve dhe serbëve.

Ministri Lipovac tha gjithashtu se qeveria e Republikës Serbe dhe autoritetet lokale në Srebrenicë do të krijojnë një qendër për komunikimet pa dhunë. Ky njoftim bëhet disa ditë pasi komuniteti myslimani Srebrenicës miratoi një rezolutë, në të cilën kërkohet shkëputja e qytetit nga entiteti serb në Bosnje. Republika e Serbisë dhe komuniteti ndërkombëtar e kanë hedhur poshtë këtë kërkesë. //rd//

XS
SM
MD
LG