Lidhje

Bashkimi Evropian rifilloi bisedimet e anëtarësimit me Turqinë


Bashkimi Evropian rifilloi bisedimet për anëtarësim me Turqinë që ishin bllokuar që nga viti i kaluar për shkak të mosmarrëveshjes tregëtare të Ankarasë me Qipron.

Bisedimet e përqënduara në politikat industriale dhe tregëtare filluan sot në Bruksel. Këto janë vetëm dy nga 35 çështje apo kapituj të mbuluar që kur Turqia u pranua në vitin 2005 si kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Bisedimet mbi tetë politika u ndërprenë qershorin e kaluar pasi Turqia kundërshtoi të përfshijë në marrëveshjen e doganave me Bashkimin Evropian edhe qeverinë e grekëve të Qipros që njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ankaraja refuzoi të hapë portet dhe aeroportet e saj për anijet dhe avionët qipriot derisa BE-ja t'i japë fund izolimit të komunitetit qipriot turk.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur se bisedimet nuk mund të përfundojnë me sukses derisa Turqia të përmbushë mandatin e BE-së për të njohur qeverinë e Nikosisë. //ze//

XS
SM
MD
LG