Lidhje

Solana: Plani amerikan per raketat mund të minojë lidhjet me Rusinë


Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Solana paralajmëroi se deklaratat e disa vendeve të Bashkimit për të marrë pjesë në sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Rusinë.

Zoti Solana tha se vendet anëtare të BE-së kanë të drejtë të vendosin për politikat e tyre por këto duhet të përputhen me interesat e sigurimit të Bashkimit Evropian. Ai tha se BE-ja dhe NATO-ja duhet që secila të zhvillojnë një debat të gjerë mbi këtë çështje.

Deklaratat e tij pasqyrojnë një ndarje brenda Evropës rreth propozimit amerikan për të parandaluar sulmet nga ana e shteteve të papërgjegjshëm si Irani apo Koreja e Veriut. Rusia e kundërshton me forcë planin për dislokimin e sistemit antiraketë.

Dje, qeveria çeke ra dakord për bisedime me Shtetet e Bashkuara rreth planeve për dislokimin e sistemeve të radarëve për raketat që do të vendoseshin në Poloni. Por një numër deputetësh majtistë të parlamentit evropian thanë sot se sistemi në fjalë mund të çojë në një garë të re armatimesh. //ze//

XS
SM
MD
LG