Lidhje

BE bëri thirrje për lirimin pa kushte të 15 marinarëve britanikë


Bashkimi Evropian bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 15 marinarëve të ushtrisë britanikë të kapur nga Irani javën e kaluar.

Në një deklaratë që bënë sot, pas takimit në Gjermani, Ministrat e Jashtëm të BE-së e paralajmëruan Iranin se Bashikimi do të marrë të gjitha masat e nevojshme, në se 15 marinarët nuk lirohen.

Ministrat thanë se të gjitha faktet tregojnë se marinarët ndodheshin në ujëra irakiane dhe se ndalimi i tyre është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Irani thotë se britanikët ishin në ujëra iraniane kur i kapën në zonën Shat al-Arab.

Kryeministri britanik Blair e kritikoi sot Teheranin për publikimin e një videoje që paraqiste marinarët dhe tha se ndjenjat e indinjatës ndaj Iranit shtohen, duke parë mënyrën e manipulimit të të kapurve. Ai shtoi se ka vetëm një zgjidhje të krizës - marinarët të lirohen.

Televizioni iranian transmetoi sot pamje të një marinari, i cili kërkon falje që hyri ilegalisht në ujrat iraniane. //ze//

XS
SM
MD
LG