Lidhje

Parlamenti i Bosnjes konfirmoi sot qeverinë e Kryeministrit Brankoviç


Parlamenti i Federatës myslimano-kroate të Bosnje Hercegovinës konfirmoi sot qeverinë e kryeministrit Nedzad Brankoviç, gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Ligjvënësit konfirmuan sot kabinetin prej 16 anëtarësh që përfshijnë anëtarë të partive kryesore myslimave dhe kroate, si dhe dy serbe.

Një nga objektivat kryesore është votimi i buxhetit të federatës për vitin 2007 para se të skadojë afati të shtunën, për financimin e përkohshëm.

Ndërmjetësuesi kryesor ndërkombëtar në Bosnje, Christian Sschwart-Schilling, anuloi një votim konfirmimi javën e kaluar derisa të përfundonte vlerësimi për ministrat e propozuar. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë ndërmjetësuesit fuqinë ligjore të shkarkojë politikanë dhe të vëzhgojë qeverisjen e vendit. //ze//

XS
SM
MD
LG