Lidhje

Sidni në errësirë për ndërgjegjësimin ndaj ngrohjes globale


Sidnej u zhyt në errësirë sonte në mbrëmje ndërsa bizneset dhe pronarët e shtëpive mbyllën dritat për të tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes globale.

Të apasionuarit e astronomisë e prisnin me padurim këtë ngjarje për të patur një pamje të qartë të konstilacioneve të yjeve. Ngjarja e quajtur "Ora e Tokës" u sponsorizua nga Fondacioni World Wildlife si pjesë e përpjekjeve për të pakësuar me 5 përqind për një vit çlirimin e gazeve në Sidnej, të cilat shkaktojnë efektin serë.

Australia çliron më shumë gaz të efektit serë për banor se çdo vend tjetër, përgjithësisht pasi një nga burimet kryesore të prodhimit të energjisë janë centralet me qymyrguri. //rd//

XS
SM
MD
LG