Lidhje

Përfundon faza e parë e shenjtërimit të Papa Gjon Palit


Papa Benedikt tha se procesi për shenjtërimin e paraardhësit të tij, Papës Gjon Palit të Dytë, po përparon me shpejtësi. Papa i bëri këto komente sot gjatë një meshe nga Katedralja e Shën Pjetrit, para dhjetra mijëra peligrinëve, përfshirë Presidentin e Polonisë, që kishin shkuar aty për të nderuar Papa Gjon Palin e Dytë me rastin e dy vjetorit të vdekjes.

Po sot Vatikani njoftoi se përfundoi fazën e parë të procesit mbi shenjtërimin e Papës. Vatikani ka marrë zyrtarisht në dorëzim dhjetra mijëra dokumente që mbështesin shenjtërimin e Papa Gjon Palit. Klerikë të lartë nga dioqeza e Romës, i dorëzuan dokumentet në Katedralen e Shën Xhonit, sipas një riti që e ka zanafillën disa qindra vjet më parë.

Vatikani duhet të gjejë të dhëna për të paktën dy mrekulli që kanë lidhje të drejtepërdrejtë me Papa Gjon Palin në mënyrë që ai të shenjterohet. Një rol kyç pritet të luajë dëshmia e një murgeshe franceze, e cila shërimin e papritur dhe të pashpjegueshme nga sëmundja e Parkinsonit e lidh me lutjet para Papës. Vetë Papa po ashtu vuante nga Parkinsoni, një sëmundje të prej sistemin qendror nervor.//lk

XS
SM
MD
LG