Lidhje

Irak: Vriten dhjetëra të vetë në një sulm në Kirkuk


Policia irakiane njofton se një kamion bombë shkaktoi 13 të vrarë dhe mbi 135 të plagosur në qytetin e Kirkukut. Autoritetet thonë se personi që drejtonte kamionin e përplasi atë në një rajon policor në afërsi të një shkolle dhe se shumë prej viktimave ishin fëmijë.

Sulmi ndodhi ndërsa trupat amerikane po vizitonin rajonin e policisë dhe disa prej tyre u plagosën. Në rastet e tjera të dhunës, zyrtarët irakianë thonë se kanë gjetur trupat e 21 personave, me sa duket të punëtorëve shi'itë të rrëmbyer dje në një pikë kontrolli të reme policore të ngritur në veri të Bagdatit.

Ndërkohë ushtria amerikane njofton se forcat e koalicionit vranë 6 terroristë dhe arrestuan 10 të dyshuar të tjerë gjatë operacioneve që filluan dje dhe po vazhdojnë edhe sot kundër grupeve të Al-Kaides. (kh)

XS
SM
MD
LG