Lidhje

Brez i ri udhëheqësish të al-Kaidës në rajonet fisnore të Pakistanit


Shtetet e Bashkuara thonë se sipas një raporti me të fundit, në rajonet fisnore të Pakistanit po formohet një brez i ri udhëheqësish të al-Kaidës, nën komandën e Bin Ladenit. Gazeta New York Times, shkruan sot se sipas zyrtarëve amerikanë, udhëheqësit e rinj u ngritën brenda radhëve të Al-Kaidës pas vrasjes ose kapjes së operativëve të saj pas 11 shtatorit të vitit 2001.

Por autoritetet thonë se dinë pak rreth mënyrës së komunikimit të udhëheqësve të rinj në Pakistan me Bin Ladenin. Zyrtarët i thanë gazetës New York Times se informacioni ri i ka çuar zyrtarët amerikanë të zbulimit në një rivlerësim të ri të fuqisë së al-Kaidës, sipas të cilit udhëheqja e grupit terrorist nuk është dëmtuar aq rëndë sa ç'mendohej më parë. (kh)

XS
SM
MD
LG