Lidhje

Ukrainë: Protesta kundër dekretit të presidentit për shpërndarjen e parlamentit


Mijëra përkrahës të kryeministrit Viktor Janukoviç në Ukrainë kanë vërshuar në kryeqytetin Kiev për të protestuar një urdhër presidencial për shpërndarjen e parlamentit dhe organizizmin e zgjdhjeve të parakohëshme.

Presidenti Viktor Jushçenko, i cili është mbërthyer prej muajsh në një luftë për pushtet me koalicionin qeverisës të kryeministrit, njoftoi dje në mbrëmje shpërndarjen e parlamentit dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 27 maj. Në përgjigje, kryeminisitri Janukoviç i kërkoi koalicionit të shumicës në parlamentin prej 450 anëtarësh të vazhdonin sot takimin në një sesion të jashtëzakonshëm, derisa Gjykata e Lartë të vendosë lidhur me legjitimitetin e vendimit presidencial. Dy rivalët zhvilluan sot një takim të drejtëpërdrejtë, por pak hollësi janë dhënë.

Këtu në Uashingotn zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u beri thirrje dy palëve të bashkëpunojnë për formimin e qeverisë së re. I pyetur në se Uashingtoni mbështet presidentin pro-perëndimor, zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë në Ukrainë, duke shtuar se presidenti i këtij vendi është zgjedhur nga populli. //rd//

XS
SM
MD
LG