Lidhje

Presidenti Sejdiu komenton para takimit të Këshillit të Sigurimit


Gjatë këtyre ditëve, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka patur shumë takime me përfaqësues të vendeve të Këshillit të Sigurimit për t’u shpjeguar atyre pikëpamjen e Prishtinës se përse Kosovës i duhet pavarësia. Presidenti Sejdiu i dha këtë intervistë Zërit të Amerikës:

Fatmir Sejdiu: Mund të them se disa vende ende hezitojnë të japin deklarim të saktë, siç përshembull ndonjë vend nga Afrika apo Indonezia e largët, që më tepër e bëjnë këtë pasi nuk e njohin sa duhet çështjen e Kosovës dhe gjithë aspektet e trajtimit të saj dhe në aspektin e dytë nuk do të dëshironin që pikërisht në këtë pjesë të trajtesës që të shërbehet si precedent. Por ajo që mund të them se është me rëndësi të veçantë në këtë kuptim se këto vende megjithatë insistojnë që të kihet parasysh një trajtim meritor, të kihet parasysh po ashtu që pakoja e presidentit Ahtisari është rezultat i një pune të mundimshme, po ashtu kam parasysh rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zotit Ban Ki-moon. Prandaj na bën që të shpresojmë që edhe këto vende në momentin kur do të bisedohet për marrjen e vendimit do të jenë në anën e mbështetjes së rekomandimeve.

Zëri i Amerikës: Zoti Sejdiu një nga argumentet kryesore që përdorin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të argumentuar nevojën e përcaktimit të shpejtë të statusit është mundësia që në Kosovë të shpërthejë dhuna ose konflikti në se statusi me shpejtësi. Sa realiste e shikoni ju një mundësi të tillë?

Fatmir Sejdiu: Për ne është me rëndësi që kemi këtë mbështetje të fuqishme për procedim të shpejtë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Po kështu është e rëndësishme që zgjidhja e çështjes së Kosovës të shkojë drejtëpërdrejt në aspektin e marrjes së një vendimi unanim që besoj do të ketë mbështetjen e përgjithshme në vetë Këshillin e Sigurimit dhe po kështu është e rëndësishme që ky shpejtim i procesit shkon në favor të asaj që të hapen proceset e reja të zhvillimeve në Kosovë. Do të thosha atë që e kemi deklaruar edhe më parë se manifestimet që në një formë apo tjetër do ta vinin jetën jashtë binarëve normal të Kosovës do të jenë të rrezikshme. Në këtë përkundrim ne shohim edhe angazhimin e drejtëpërdrejtë të bashkësisë ndërkombëtare që të kontribuojë në zgjidhjen e shpejtë dhe realisht Kosova të bëhet faktor edhe i stabilitetit të brendshëm edhe i stabilitetit rajonal. //rd//

XS
SM
MD
LG