Lidhje

Irani publikon fotografi të reja të marinarëve britanik


Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, publikoi fotografi të reja të 15 marinarëve britanikë të kapur rob muajin e kaluar nga forcat iraniane. Fotografitë paraqesin marinarët të veshur me kostume atletike, të ulur në qilim, duke buzëqeshur.

Më parë, Kryeministri britanik Tony Blair tha se dy ditët e ardhshme do të jenë tepër të rëndësishme në përpjekjet për lirimin e 15 marinarëve. Por Sekretarja e Jashtme Margaret Becket, paralajmëroi kundër një zgjidhjeje të shpejtë të krizës.

Në Washington, Presidentin Bush e pyetën në se rasti i marinarëve ka lidhje me kërkesat e Iranit që Shtetet e Bashkuara të lirojnë 5 iranianë të kapur në Irak në muajin janar. Zoti Bush tha se marinarët britanikë duhet të lirohen pa kushte. Në Bagdad, zyrtarët irakianë thane se po kërkojnë lirimin e 5 iranianëve, por nuk është e qartë në se këto përpjekje lidhen me krizën e pengjeve britanike. //rd//

XS
SM
MD
LG