Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon mbështet planin Ahtisari për Kosovën


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon përsëriti se ai mbështet plotësisht rekomandimet e bëra nga i dërguari i tij i posaçëm Marti Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në komentet e bëra dje për gazetarët, zoti Ban nuk dha hollësi të tjera por mbrëmë ai bisedoi në zyrën e tij për çështjen e statusit edhe me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Besnik Mustafaj, i cili ndodhet në Nju Jork për takime me diplomatë nga vende të Këshillit të Sigurimit, të cilëve po u parashtron argumentet e vendit të tij në favor të planit Ahtisari.
XS
SM
MD
LG