Lidhje

Treni francez arrin shpejtësinë 574,8 km/orë


Një tren francez arriti sot shpejtësinë 574, 8 kilometra në orë duke vendosur kështu një rekord të ri shpejtësie.

Treni i quajtur V-150, theu rekordin e mëparshëm prej 515,3 kilometra në orë, që ishte vendosur në vitin 1990, po nga një tren francez. Megjithatë treni i ri francez, nuk mundi t’ja kalonte rekordit 581 kilometra në orë, të vendosur në vitin 2003 nga një tren japonez, por jo-tradicional, që ngrihet në saje të forcës manjetike.

Prova u krye sot rreth 200 kilometra në lindje të Parisit, në hekurudhën që lidh kryeqytetin francez me Strazburgun. Franca synon t’i shesë trenat e shpjetësisë së lartë në tregje të mëdha, si Kina. Francezët kishin dalë me brohoritje entuziaste për të parë trenin e ri që shënoi rekordin.

XS
SM
MD
LG