Lidhje

Komuna e Deçanit, 2 mijë Euro për informacione për shpërthimin


Komuna e Deçanit ofroi sot një shpërblim prej 2 mijë eurosh për atë që do të japë informacione lidhur me shpërthimin e së premtes në afërsi të manastirit të Deçanit.

Kryetari i komunës Nazmi Selmanaj, theksoi se autorët e sulmit duhet të identifikohen dhe të marrin dënimin e merituar. Manastiri i Deçanit, është vënë nën mbrojtjen e UNESKO-s që nga viti 2004. Pas shpërthimit të së premtes pranë këtij manastiri, autoritetet shtuan masat e kontrollit, por deri tani nuk kanë arritur të bëjnë asnjë arrestim lidhur me incidentin.

Hetimet po zhvillohen nga policia ndërkombëtare dhe ajo vendase në Kosovë. //rd//

XS
SM
MD
LG