Lidhje

SHBA mbështesin aspiratat e Bosnjes për anëtarësim në BE


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, shprehu mbështetje për aspiratat e Bosnje-Hercegovinës për të ndërtuar lidhje me Evropën dhe me Komunitetin Atlantik.

Zyrtari amerikan foli sot gjatë një vizite në Sarajevë, pas bisedimeve me tre anëtarët e presidencës kolektive të Bosnjes. Zoti Frid tha se “nuk mund të bëjmë dot gjë për ta shuar të kaluarën”, por u zotua për mbështetje nga ana e Shteteve të Bashkuara për Bosnjen, në përpjekjet e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i bëri komentet në prag të takimeve me anëtarët e Parlamentit dhe me zyrtarë të tjerë të Bosnjes. Marrëveshja e Daytonit e vitit 1995, që i dha fund luftës në Bosnje, e la vendin të ndarë në Republikën serbe dhe Federatën myslimano-kroate. Që nga ajo kohë, vendi ka bërë përpjekje për zbatimin e reformave të nevojshme për ndërtmin e lidhjeve me Bashkimin Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG