Lidhje

Pres. Bush ka në plan të emërojë Xhon Uithers ambasador në Tiranë


Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Bush ka në plan të emërojë zotin Xhon Uidhers si ambasador të ri në Shqipëri.

Dr. Uidhers, diplomat karriere, ka qenë Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin e Shtetit. Para kësaj, ai ka qenë Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Veriore dhe Qendrore, po në Departamentin e Shtetit.

Zoti Uidhers ka mbaruar Universitetin e Harvardit dhe e ka marrë doktoratën nga Universiteti i njohur Yale.//lk

XS
SM
MD
LG