Lidhje

Kryetar i ri i bashkisë në Beverli Hills, një imigrant iranian


Beverli Hills, qyteti i vogël i Kalifornisë, ku banojnë shumë nga yjet e Hollivudit, ka tani një kryetar të ri bashkie, një imigrant nga Irani, të quajtur Xhimi Jamshid Delshad. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majk O’Sallivan njofton se Delshad bëhet kështu zyrtari më i lartë amerikan me origjinë persiane.

Xhmi Deshad erdhi në Shtetet e Bashkuara 49 vjet më parë, kur ishte adoleshent. Ai studioi për inxhineri elektrike dhe fitoi para, pasi krijoi një kompani kompjuterike për ruajtjen e të dhënave që më vonë e shiti. Kohët e fundit ai filloi një tjetër biznes, që merret me shitjen e pajisjeve të paketimit të ushqimeve. 5 vjetët e fundit, ai ia ka kushtuar pjesën më të madhe të kohës veprimtarisë së bamirësisë dhe detyrave qytetare, diçka që atij i pëlqente ta bënte si imigrant.

"Më dukej sikur i isha borxhli për diçka Amerikës, sepse kur isha fëmijë dyert më mbylleshin kudo dhe për çfarëdo. Më duhej të punoja shumë për të arritur diçka. Amerika më tha mundësinë për të bërë atë që doja" ,- tha ai.

Qyteti ku Delshad banon, Beverli Hills, ka 35 mijë banorë të përhershëm, por ai mund të thuhte se është një qyteti i vogël dhe njëkohësisht më i famshmi i Amerikës. I njohur për dyqanet luksoze, restorantet elgante, në rrugët e qytetit ka vila të mëdha, ku yjet e dikurshëm të Hollivudit filluan të ndërtonin shtëpitë e tyre luksoze.

Delshad është pjesë e komunitetit të madh iraniano-hebraik të qytetit, të cilët erdhën në Beverli Hills pas revolucionit islamik iranian të vitit 1979. Sot, ata përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë që qytetit. Në vitin 2003, Delshad u zgjodh në Këshillin Bashkiak të qytetit.

Në Beverli Hills, anëtarët e Këshillit shërbejnë me radhë në postin e Nënkryetarit të Bashkisë, pastaj atë të Krytarit të Bashkisë dhe këtë vit, ishte radha e Delshadit të vihej në postin e Kryetarit të Bashkisë.

Ai u përball me një fushatë të vështirë për rizgjedhjen e tij, ku prejardhja etnike ishte një faktor. Ai thotë se zyrtari i qytetit, i cili koordinon zgjedhjet, e printoi këtë vit fletë e votimit në persisht, spanjisht dhe në anglisht dhe disa votues amerikanë e kundërshtuan këtë.

"Erdhën shumë telefonata. Për këtë arsye ata menduan se nuk do të shkonin të votonin për një kandidat me prejardhje persiane, prandaj pati shumë kundërshtime për kandidaturën time. Po ashtu pati edhe kundështime nga vetë komuniteti persian, që tha se nuk kishte nevojë për diçka të tillë. Ne jemi të arsimuar, thanë ata, lexojmë anglisht dhe se një numër shumë i vogël njerëzish donin këtë gjë."

Delshad u kishte premtuar të dyja palëve se ai do ta zgjidhte çështjen e fletëve të votimit në shumë gjuhë mbi bazën e mbështetjes tek komuniteti pasi të marrë detyrë e re. Shumë imigrantë lokalë janë të kënaqur nga ky fakt. Deleram, studente, punon disa orë një librari që shet libra persisht.

"Kjo më bën të ndjehem krenar dhe i lumtur që një iranian mund të bëhet Kryetar Bashkie në Beverly Hills, qytetin e famshëm dhe ai vetë është njeri i shquar. Kjo më bën të ndjehem mirë",- thotë ajo.

Xhimi Delshad është mik me një tjetër politikan imigrant, guverantorin e Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, nga Austria. Ai thotë se takohet herë-pas here me Shvarcenegerin dhe të dy ata kanë të njëjtën ndjenjë, të bëjnë diçka për Amerikën, të bëjnë gjithshka të mundur për të shprehur mirënjohjen e tyre.

Beverly Hills është një qytet i vogël, por një nga më të famshmit në botë. Atje shkojnë turistë për të njohur famën dhe për të parë nga afër njerëzit e famshëm dhe të pasur. Megjithëse pozita e Kryetarit të Bashkisë është një post më tepër ceremonial, Xhimi Delshad thotë se do të angazhohet gjithë kohën me të, duke u marrë me çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen e qytetit.

Ai thotë ka në plan, po ashtu të shfrytëzojë njohuritë e tij inxhinierike si Kryetar Bashkie, duke thënë se shpreson të koordinojë më mirë dritat e trafikut në qytet, të verë në përdorim kamerat e teknologjisë së lartë për të vëzhguar parkimet dhe shkollat, si dhe për të vënë në përdorim internetin pa kabllo për banorët e qytetit.//lk

XS
SM
MD
LG