Lidhje

Fatos Nano rikonfirmon ambiciet e tij për president të Shqiperisë

  • Armand Mero

Ish-kryeministri dhe kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, deklaroi mbrëmë së emri i tij do të ishte kandidatura më e mire për kreun e ardhshëm të vendit. Në një klime të acaruar politike me qendrimet e dy krahëve të politikës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, zoti Nano e sheh veten si zgjidhja më e mire për të shmangur një krizë parlamentare. Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë një interviste në televizionin KLAN.

Sipas tij opozita duhej të ndjehej e nderuar më kandidimin e tij dhe se nga ana tjetër, nëse mazhoranca do të këmbëngulte për një kandidat të sajin, atëherë ajo do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Zoti Nano bëri kritika të forta për kryetarin aktual të Partise Socialiste duke deklaruar së po çon në shkaterrmin e institucioneve të partise, në mbylljen e saj dhe se po shënon hapa prapa në demokracine e saj të brendshme.

5 vjet më pare, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nano, dështoi në përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar i shtetit, ndonëse e majta në pushtet i kishte të gjitha votat e mundshme për ta zgjedhur atë. Pengesë u bë ndërhyrja e faktorit ndërkombetar, e cila u dëgjua nga kryeministri i athershëm, Ilir Meta. Tashmë, pasi ka më shume së 1 vit e gjysëm që ka lënë edhe kreun e parties, zoti Nano i rikthehet për here të dyte sfidës për t’u bërë presidenti i ri i vendit. Ai iu përgjigj mbrëmë më një “PO” të përsëritur pyetjes për këtë ambicie të tij: "PO në perputhje më konceptin që vendi ka nevojë për të mos hyrë në kriza artificiale që provokohen nga mungesa e konsensuseve, PO në perputhje më vizionin që unë kam për t’i dhënë fund politikës së konfliktit, për vazhdimin e nxitjes siç kam bërë, të një detante që do të siguronte një mjedis më të përshtatshëm për debatin për zhvillim, që do të thotë PO për vizionin që në kam në drejtimin e shtetit".

Por si mendon zoti Nano ta arrije këtë objektiv, kur të paktën publikisht shumica ka bërë të ditur emrin e kandidatit të saj, nënkryetarit të Partisë Demokratike, Bamir Topi, dhe kur, edhe nga opozita nuk është shfaqur ndonje ide, të paktën e mbështetur nga udhëheqësit e saj për të mbështetur kandidaturën e tij. Zoti Nano e sheh veten si çelësi për të shmangur një krizë parlamentare. Ai thotë së shumica në pushtet duhet qe t’ia leje opozitës të drejtën e zgjedhjes së presidentit: “Nese do të kishte një situate, kur rreziku i zgjedhjeve forcohet dhe bëhet real, do të ishte kandidati i mazhorancës dhe dhuna apo pazari që synon të zgjedhë kryetarin e shtetit nga radhët e mazhorancës. Çdo kandidat i mazhorancës i hedhur në negociatat apo ballafaqim për zgjedhjen e presidentit do të ishte një element shumë i fortë për krizë dhe zgjedhje të parakohshme”.

Zoti Nano nga ana tjeter shton se opozita duhet ta ketë për nder kandidimin e tij, por shton se nuk do të pranojë të zgjidhet si pasojë e pazareve politike apo kalkulimeve matematike: "Do të ishte në nderin dhe interesin e opozites të kishte për kandidat të saj Fatos Nanon. Nuk mund të pranoj të kandidoj si perfaqesues apo i dëshiruar nga një parti e vogël qoftë dhe më emër të madh si PBDNJ. “S'mund të jem kandidat i mazhorancës që qeveris vendin se nuk ka sens dhe arsye funksionale që të jetë zhvilluar ndonjë pazar. Unë nuk e pranoj bashkimin e votave të fraksionit tim më një fraksion të mazhorancës për të krijuar një marrëdhenie të ngushtë president-kryeminister për të ardhmen e kësaj legjislature".

Zoti Nano është i bindur se mund të ndryshoje politikën dhe ta largojë atë nga sjelljet konfliktuale, ndërkohë që parasheh një të ardhme të errët, nëse ai nuk do të kandidohej nga opozita e majtë: “Do të vazhdojë konflikti i politikës, nuk do të ndodhë asgjë e mirë, do të vazhdojë lëngimi i partisë socialiste dhe i gjithe opozitës, ky mjedis dhe kjo klimë e sëmurë në marredheniet mes opozitës dhe mazhorancës, do funksionojë po kaq keq parlamenti, do ketë po kaq zvarritje e vonesa në reforma të rendesishme".

Çelësin e zgjidhjes së problemeve më partinë që ai deri një vit e gjysëm më parë e ka drejtuar, duket se zoti Nano e ka gjetur në qendrimet kritike dhe shumë të ashpra ndaj atij që e pasoi në krye të Partise Socialiste, Edi Ramës. Madje si shkarazi ai ka theksuar së deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë revansh ndaj zotit Rama duke sjelle indirekt në vëmendje lëvizjen që ai ndërmorri 8 vjet më pare, kur, pasi kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i parties, nisi një fushatë të gjatë dhe intensive që e solli serish në krye, duke mundur rivalin e athershëm Pandeli Majko. Mesazhi ishte i qartë. Nese zoti Rama nuk do ta ketë nepër këmbë në parti, atëherë, sipas zotit Nano, do të ishte më mirë të mbështesë projektin e tij presidencial. Deri kur të arrihet kjo, zoti Nano duket se do të vazhdoje më kritika të ashpra. Ai mbrëmë foli për mungesë të koherencës, të konvergjencës, të respektit dhe të hapëesirave për bashkejetesë mes të ndryshmeve edhe brenda një partie. Ai akuzoi se demokracia në PS po bën hapa të tjerë prapa dhe se po instalohet diktati i kryetarit.

Nano përsëriti konstatimin e tij të bërë edhe kohë më parë se udhëheqësit socialistë po kërkojnë rrëzimin e Berishës më metodat e Berishës: “Dhe ky revansh, jo vetem po helmon PS-në, por po shkatërron funksionimin demokratik të partisë, po vret dhe aspiratat e anëtarësisë, po deformon dhe shkatërron institucionet e funksionimit të partisë. Nëse ka dicka që mungon në drejtimin e PS-së, është pikërisht solidariteti, kohezioni. Duket sikur PS ka një vullnet për konflikte që po e brejnë e po dalin në publik, që po përplasin institucionet e që do të dalin edhe në kongres. Janë semundje të renda që dominojnë funksionimin e këtij organizmi shumë të rëndësishëm në Shqipëri".

Sipas tij, edhe kongresi i radhës do të sjellë deformime në statutin e Partise Socialiste dhe se mekanizmi "një anetar-një votë" vetëm sa do të largojë anetarësinë nga të zgjedhurit e vet. //az//

XS
SM
MD
LG