Lidhje

Kamboxhia njofton rastin e shtatë të vdekjes nga gripi i shpendëve


Një vajzë 13 vjeçare në Kamboxhia ka vdekur nga gripi i shpendëve, duke e çuar në shtatë numrin e njerëzve që kanë vdekur në këtë vend nga ky virus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë Kamboxhiane konfirmuan se vajza ishte e infektuar me virusin H5N1 të gripit të shpendëve. Gjithashtu dhe në Indonezi është konfirmuar një tjetër rast i vdekjeve nga gripi i shpendëve.

Vdekja e një vajze 15 vjeçe e ka çuar në 73 numrin e të vdekurve nga ky virus në Indonezi. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka konfirmuar këtë shifër, dhe thotë se vetëm 63 perona kanë vdekur nga gripi i shpendëve në Indonezi. Indonezia ka pasur rastet më të shumta të vdekjve nga gripi i pulave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 171 njerëz kanë vdekur deri tani nga gripi i pulave, që nga viti 2003, kur u shfaq ky virus. Shumica e rasteve të vdekjve kanë ndodhur në vendet Aziatike //rd//

XS
SM
MD
LG