Lidhje

Regjisori italian Komençini ndërron jetë në moshën 90 vjeçare


Vdiq në moshën 90 vjeçare një nga regjisorët më të njohur italianë, Luixhi Komençini. Komençini u bë i famshëm me filmin e vitit 1953 “Pane, Amore e Fantasia”, “Bukë, Dashuri dhe Fantazi”, me aktorë kryesorë Gina Lollobrigida dhe Vittorio de Sica. Ai u përqëndrua në shumë prej filmave të tij, tek fëmijët dhe vitet e fëmijërisë në përgjithësi.

Dy nga vajzat e tij ndoqën rrugën e të atit dhe janë sot producente filmash. Kristina Komençini është regjisorja e filmit shumë të pëlqyer, “La bestia nel cuore”,-“Përbinëshi në zemër”, të emëruar si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, për Çmimet e Akademisë. //rd//

XS
SM
MD
LG