Lidhje

Irak: 20 të vrarë nga nga shpërthimi vetvrasës me kamion bombë në qytetin e Ramadit


Në Irak, policia njoftoi se nga shpërthimi vetvrasës me kamion bombë në qytetin e Ramadit humbën jetën të paktën 20 vetë dhe 30 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, një raport i publikuar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes arrin në përfundimin se nuk ka patur bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes grupit terrorist Al-Qaida dhe qeverisë së ish diktatorit irakian Sadam Husein.

Në numrin e sotëm të gazetës "Washington Post", thuhet se zyrtarët ushtarakë e kanë nxjerrë përfundimin, duke u bazuar në një intervistë me Sadam Huseinin dhe dy ish ndihmës të tij, si dhe tek disa dokumente të gjetura nga forcat amerikane pas rrëzimit të Saddam Huseinit në vitin 2003.

Raporti i kryer nga Pentagoni, nën drejtimin e gjeneralit Thomas Gimble mbështet pohimet e bëra më parë nga shërbimet e zbulimit para ndërhyrjes amerikane, se nuk ka patur lidhje mes Irakut dhe al-Qaidës. //ii

XS
SM
MD
LG