Lidhje

Amnesty International: Kushtet në Guantanamo janë keqësuar


Amnesty International botoi një raport këtë javë i cili kritikon kushtet e të dyshuarve për terrorizëm në bazen detare amerikane ne Gjirin Guantanamo të Kubës. Organziata Amnesty International thotë se kushtet në këtë bazë janë duke u keqësuar edhe më tej.

Raporti i Amnesty International i quan kushtet në kampin e Guantanamos jonjerëzore dhe mizore. Raporti njofton se të burgosurit janë të izoluar në qeli për 22 orë në ditë dhe i nënshtrohen vrojtimit të vazhdueshëm rojeve të burgut nën ndriçim të pandërprerë drite.

Drejtori i organizatës Amnesty International, Larry Cox thotë se është për të ardhur keq që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbajnë këtë bazë, sidomos duke pasur parasysh akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut. “Ajo që e bën shkeljen e të drejtave të njeriut aq serioze nuk është fakti se ne jemi më të këqinj se vendet tjera por fakti se ne kemi aspiruar të jemi shumë më të mirë se të tjerët. Dhe kur superfuqia e botës dhe demokracia më e madhe e rruzullit i mbron hapur shkeljet e veta të të drejtave të njeriut, atëherë ajo u dërgon një mesazh të fuqishëm diktatorëve dhe vrasëseve në botë.”

Grupe të tjera të të drejtave të njeriut dhe disa qeveri të vendeve të tjera kritikojnë Shtetet e Bashkuara se i mbajnë të akuzuarit për vite të tëra pa gjykim. Por Roger Pirl nga instituti CATO në Washington thotë se në luftën globale kundër terrorizmit, duhet të bëhen sakrifica për të luftuar armikun i cili është i mësuar me mashtrime: “Është e pamundur të kesh një drejtësi perfekte. Duhet të lëshosh pe në një anë apo tjetrën. Do te kesh gjithnjë kritika nga njëra anë apo tjetra. Prandaj ne detyrohemi te gjejmë një rrugë të mesme në këtë realitet ky drejtësia e përkryer është e pamundur". Zoti Pilr thotë se kjo është një formë e re lufte që kërkon taktika të reja. Pilr Në bazë të proceurave të ligjit duhet të ndjekësh penalisht dikë pasi është bërë akti kriminal.

Në luftë qëllimi është të parandalosh. Duhet të parandalojmë një sulm tjetër si ai i 11 shtatorit. Nuk mundesh vetëm të gjykosh njerëzit që ishin të përfshirë në sulmet e 11 shtatorit sepse ata tanimë kanë vdekur, bashkë me ta edhe me mijëra qytetarë amerikanë.” Por Larry Cox nga Amnesty International thekson se përgjigja e Shteteve të Bashkuara ka dëmtuar pozitën e saj në botë për të promovuar të drejtat e njeriut te qeveritë dhe grupet që shkelin ato të drejta: "Ajo që është e rëndësishme, është fakti se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë të vështirë të luajë një rol të rëndësishëm udhëheqës dhe të fuqishëm kundër këtyre shkeljeve kur ne me veprimet tona kemi ofruar një arsyetim për to.” Po këtë javë, zyrtarë të Departamentit amerikan të shtetit thanë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të vendosura të ndihmojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Raporti i vetë departamentit të shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara kanë shpnezuar rreth 1.2 miliardë dollarë në 2006 për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut në mbarë botën. //rd//

XS
SM
MD
LG