Lidhje

Yjet - Karriera e Kameron Diaz


Modele qysh në moshën 16 vjeçare, Cameron Diaz u shfaq papritur në filmin The Mask, përkrah aktorit Jim Carey duke filluar një karrierë në kinematografi që do ta çonte atë në listën e aktorëve më të paguar në Hollivud. Roli në filmin The Gangs of New York and ai në Charlie’s Angel i dhanë aktores shumë kandidatura për çmime prestigjoze.

Me paraqitjen e saj të pazakontë, talentin dhe dashurinë për jetën, Cameron Diaz e ka vënë veten në listën e disa prej filmave më të mëdhenj. Audienca e pelqen shumë atë. Në adoleshencën e saj kur përballej me gjerat normale të moshës si shkolla apo të dashurit, Cameron punonte si modele duke pushtuar faqet e revistave me reklama për Calvin Klein apo Levi’s. Por Cameron ruante brenda vehtes ëndërrën për tu bërë yll kinematografie dhe plotësisht mund të themi se kjo grua energjitike e plotësoi ëndërrën e saj me një karrierë të shumanëshme filmografike.

E veshur mirë dhe me elegancë, Cameron ka një personalitet të gjallë dhe të pëlqyeshëm që i jep dritë skenës. E propozuar për disa lloj çmimesh, përfshi atë të aktores së dytë më të mirë në filmin e vitit 1999 “Being John Malovich” në Akademinë Britanike të Vmimeve si dhe për Globin e Artë për të njëjtin film, karriera e saj njeh vetem ngritje. Ajo njihet edhe për rolin që luajti me Tom Cruise në filmin “Vanilla Sky” ku edhe u propozua për aktoren më të mirë të dytë. Diaz ka shumëllojshmëri rolesh nëpër filma dhe tashmë i është bashkuar klubit 20 milion dollarësh me filmin “Charlie’s Angel: Full Throttle”. Në vitin 2002 ajo luajti në filmin romantik, “The Sweetest Thing”.

Cameron Diaz ka një shpirt që të bën për vete duke e përdorur atë në arritjen e suksesit të saj në shumë role të zhanrit të komedisë. Ajo ka arritur të transformojë veten nga filma të mirë në filma që kanë patur sukses të konsiderueshëm. Ajo ka luajtur edhe në filma me buxhet të vogël të suksesshëm si ai i vitit 1995 “The Last Supper” e deri tek filmi mjaft fitimprurës “There’s Something About Mary”.

Pavarësisht futjes së saj disa herë në listën e veshjeve të dobëta, ajo e ka tejkaluar këtë me renditjen e saj në revistën Empire si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit. Ajo është zgjdhur nga revista People si një nga 50 njerëzit më të bukur në botë në vitin 1998. Në vitin 2002, ajo ndryshoi stilin me filmin dramatik të Scorcesit “Gangs of New York” ku luan rolin e një hajdutje xhepash, dhe bie në dashuri me Leonardo Di Caprion. //rd//

XS
SM
MD
LG