Lidhje

Presidenti Bush përsërit thirrjet për projekligjin e financimit të luftës


Presidenti Bush përsëriti thirrjet e tij drejtuar Kongresit që të miratojë një projektligj për financimin e luftës që nuk do të përmbante kufi kohor për tërheqjen e trupave nga Iraku.

Zoti Bush theksoi në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se për shkak se kongresi është larguar për pushimet e pranverës, afati më i shpejtë që projekligji mund t’i prezantohet atij është nga fundi i prillit. Në atë kohë ligjëvënësit do të kthehen e do të punojnë për arritjen e një kompromisi midis Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit lidhur me projekligjin.

Të dyja dhomat kanë miratuar versione të projektligjit për financimin e luftës por që përfshijnë kufij kohorë për tërheqjen e trupave nga Iraku. Zoti Bush ka premtuar se do t’i verë veton një projektligji të tillë.

Kryetari i Partisë Demokrate Howard Dean tha në përgjigjen e tij gjatë fjalimit në radio se zoti Bush duhet të ndalë përpjekjet për t’i imponuar vullnetin e tij Kongresit. Ai tha se Partia Demokrate do të bëjë atë që kërkon populli amerikan – kthimin e trupave në atdhe.

XS
SM
MD
LG