Lidhje

Forcat amerikane dhe irakiane në operacione kundër kryengritësve


Forcat amerikane dhe irakiane u angazhuan për të dytën ditë në luftime me kryengritësit në Divanijah në jug të Bagdatit. Ushtria amerikane tha se avionë amerikanë sulmuan sot milicitë, të cilat po përdornin mjete portative anti-ajrore. Operacionet e sigurimit synojnë të ndalin veprimtaritë e milicive shiite.

Në zhvillime të tjera, agjenci iraniane të lajmeve bëjnë të ditur se një diplomat iranian, i cili u lirua këtë javë, dy muja pasi ishte rrëmbyer në Bagdat, akuzon forcat amerikane se e kanë torturuar gjatë kohës së mbajtjes në paraburgim. Shtetet e Bashkuara kanë mohuar të kenë qenë të përfshira në rrëmbimin e Jalal Sharafit.

Ndërkaq, ministri i jashtëm i Irakut Hoshiar Zebari njofton se zyrtarë irakianë do të takohen me përfaqësues nga vende fqinje dhe rajone të tjera të botës në Egjipt. Takimi i planifikuar për muajin maj pason konferencën e sigurimit të zhvilluar muajin e kaluar në Bagdat.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njofton se një bastisje para disa ditësh në një bazë të një partie politike suni në Bagdat rezultoi në gjetjen e materialeve për prodhim bombash, një granate dhe lëndëve të tjera.

Zyrtarët thonë se 14 vetë u ndaluan. Ata u identifikuan si personel sigurimi i një parlamentari irakian, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur. //ad//

XS
SM
MD
LG