Lidhje

Afganistan: Vriten gjashtë ushtarë të Natos


Gjashtë ushtarë të Natos u vranë nga një shpërthim në Afganistanin jugor. Një deklaratë e Aleancës nuk identifikonte kombësinë e ushtarëve apo vendin ku ndodhi sulmi. Më parë, zyrtarë të Natos thanë se një tjetër shpërthim bombe në rrugë la të vdekur një ushtar të Aleancës dhe plagosi një tjetër.

Në zhvillime të tjera, një person që pretendon se është zëdhënës taleban thotë se ky grup ka vrarë përkthyesin e rrëmbyer afgan, që punonte për një gazetar italian. Zëdhënësi tha se talebanët vranë Ajmal Nakshbandin sepse qeveria afgane nuk pranoi të negocionte lirimin e dy të burgosurve talebanë. Vdekja nuk është verifikuar ende nga burime të pavarura.

Ekstremistët talebanë kapën gazetarin italian Daniele Mastrogiacomo të gazetës La Republica dhe përkthyesin e tij Nakshbandi në fillim të muajit mars. Grupi terrorist i preu kokën shoferit të tyre, ndërsa italiani u lirua me 19 mars në këmbim të pesë të burgosurve talebanë. (kh)

XS
SM
MD
LG