Lidhje

Florida:Qendër e re për jetën nënujore


Qendra e re Eco-Discovery apo Zbulimi Ekologjik në ishujt Florida Keys është një përpjekje bashkëpunimi midis Administratës Atmosferike dhe Oqeanike Kombëtare dhe Shërbimit të Parkut Kombëtar në shtetin e Floridas. James Connaughton është këshilltari i lartë i presidentit Bush për mjedisin.

“Bukuria e Qendrës Eco-Discovery është se mund të futesh nën ujë pa u lagur, dhe e gjithë kjo eksperiencë të frymëzon pasi kur hyn në ujë duhet ta trajtosh atë me sensibilitet për ta ruajtur për brezat e ardhshëm”.

Qendra reklamon varietete të pasura të banorëve nën ujë dhe në brigjet e ishujve Florida Keys. Zinxhiri i më shumë se 1 mijë e 500 ishujve shtrihet në pjesën jugore të Floridas midis Oqeanit Atlantik dhe Gjirit të Meksikës. Florida njihet për plazhet e bukur, Qëndrën Kennedy të Hapësirës dhe Disney World. Ata që janë të përfshirë në Qendrën Eco-Discovery shpresojnë se ekspozitat interaktive nënujore do të bëhen një pikë tjetër tërheqëse për vizitorët.

Qendra ka një version të laboratorit të vetëm funksional nënujor në botë Aquarius, që shtrihet 20 metra nën tokë në një sipërfaqe 10 mijë metra katrore. Shkencëtarët kaluan gati dy javë në bordin e Aquariusit duke studiuar jetën në det. Vizitorët në laboratorin maket mund të dëgjojnë regjistrime të kërkuesve në punë, të shohin krijesat dhe të bëjnë një turne filmik interaktiv në botën e nënujëshme në ishujt Florida Keys. Përsëri James Connaughton:

“Ishujt janë burim jo vetëm për Floridan. Ato janë burim për mbarë Amerikën dhe janë njohur si një burim për botën. Janë një nga burimet më të lehta për të shkuar ku mund të mësojmë kaq shumë rreth jetën në det dhe nevojës për ta ruajtur këtë jetë”.

Përmes kamerave të vendosura nën ujë, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin shtimin spektakolar të koraleve. Vetë ishujt u formuan nga mbetje të fosilizuara të sharrave koraleve të lashta. Hëna e plotë në muajin gusht ndihmon të shihen më mirë koralet që krijojnë një rritje të re dhe i mbajnë gjallë ato. Shkencëtarët studiojnë ciklin e jetës së koraleve dhe procesin e riprodhimit me shpresën për të ndihmuar në përmirësimin e mundësisë së krijesave të nënujëshme për të mbijetuar dhe për t’u shtuar.

Koloni korale shuhen çdo vit nga ndërhyrjet e njeriut dhe shkaqe natyrore si uraganët apo sëmundjet dhe konsiderohen si ekosistemet më në rrezik të planetit. Ashtu si pyjet tropikale të brezit të shirave, koralet mbajnë dhe mbështesin jetën e mijëra specieve të planetit dhe botës së kafshëve. Tani zhytësit dhe polombarët e të gjitha moshave mund të zbulojnë misteret e botës së ujit duke vizituar Qendrën Eco-Discovery në ishullin Key West të Floridës. (kh)

XS
SM
MD
LG