Lidhje

Sojuz, në hapësirë me dy kozmonautë rusë dhe një turist amerikan


Një anije ruse e hapësirës me një turist amerikan dhe me një ekuipazh prej dy rusësh pritet të ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija Sojuz, e cila u nis të shtunën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, ka në bord kozmonautët Fjodor Jurçikin dhe Oleg Kotov, si dhe miliarderin amerikan të kompjutërve Çarls Simoni, i cili pagoi mbi 20 milion dollarë për t’u bërë udhëtari i pestë në botë që shkon në hapësirë me pagesë.

Zoti Simoni ka me vete një darkë të mirë, që do të hahet të enjten, kur Rusia kujton Ditën e Kozmonautëve, përvjetori i fluturimit të Juri Gagarinit në vitin 1961, i pari fluturim me njerëz në hapësirë.

Tani në bordin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës janë rusi Mihail Tjurin dhe astronautët amerikanë Migel Lopez-Alegria e Sunita Uilliams. Kozmonauti rus Tjurin, astronauti amerikan Lopez-Alegria dhe miliarderi Simoni kthehen në tokë më 20 prill.//lk

XS
SM
MD
LG