Lidhje

Pashkët u festuan me borë në disa shtete amerikane


Kanë kaluar dy javë që nga fillimi i pranverës dhe në disa rajone të Shteteve të Bashkuara duket sikur të ishte akoma Krishtlindje...Të shtunën, më 7 prill, ra borë edhe në Uashington, ku kishte një javë që degët e qershive ishin ngarkuar me lule të bardha dhe rozë...

Në shtetin e Ohios, në veriperëndim të vendit, u anuluan ndeshjet e fundjavës të bejsbollit, për shkak të stuhive të borës. Në këtë shtet dhe të tjerë, temperaturat e ulëta po rrezikojnë pemët e pjeshkëve, luleshtrydhet, qershitë dhe mollët, duke i ngrirë sythet në pemët frutore, para se ato të çelin. Madje edhe në shtetin e Teksasit, në jug të vendit, një puhizë bore dha pamjen e bukurisë prehëse përreth vilës së Presidentit Bush, fundjavën e Pashkëve.

Dëbora 15 centimetërshe ditën e shtunë nuk e ndaloi dot lepurushin t’i fshihte vezët e pashkëve për fëmijët që, sipas traditës, dalin në kërkim të tyre. Këtë vit, fëmijëve ju desh të vishnin çizme për këtë ritual. Metereologët thonë se nuk pritet që këto ditë temperaturat të ngrihen ndjeshëm, që do të ishte diçka normale për këto ditë pranvere.//lk

XS
SM
MD
LG