Lidhje

Urdhër fetar kundër ministres pakistaneze të turizmit


Udhëheqësi i një xhamie radikale islamike në Islamabad nxori një urdhër fetar kundër ministres pakistaneze të turizmit, e cila është fotografuar duke përqafuar një burrë.

Urdhëri fetar ose Fatva, u nxor pas botimit të fotografive në një gazetë. Në to dukej ministrja Nilofar Bakhtjar duke përqafuar një instruktor parashutizmi në Francë. Zonja Bakhtjar kishte marrë pjesë në një shfaqje parashutizmi në Paris për grumbullim fondesh për viktimat e tërmetit të nëntorit 2005. Ky është dekreti i parë i këtij lloji i nxjerrë nga udhëheqësit e Xhamisë së Kuqe të Islamabadit.

Të premten, klerikët njoftuan formimin e një gjykate sheriati dhe kërcënuan për sulme vetvrasëse nëse qeveria do të përpiqej t’i ndalte. Klerikët po i kërkojnë qeverisë pakistaneze të ndëshkojë dhe të shkarkojë ministren e turizmit për shkak të fotografive.//lk

XS
SM
MD
LG