Lidhje

Kongresi i PS-së rikandidon Edi Ramën për postin e kryetarit, pas debateve të ndezura mbi zgjedhjet e parakohëshme


Mbrëmjen e kaluar makina e deputetit socialist Erion Braçe u godit me lëndë shpërthyese pak orë pas mbylljes së Kongresit se Partise Socialiste. Zoti Braçe sapo ishte kthyer nga kongresi në zyrat e gazetës "Zeri i Popullit", ku punon si kryeredaktor, ndërsa automjeti shpërtheu në një nga rrugët kryesore pranë qendër së kryeqytetit.

Ndërkaq kongresi i PS, rikandidoi Edi Ramën për postin e kryetarit, pas debateve të ndezura mbi zgjedhjet e parakohëshme. Partia Socialiste miratoi mbrëmë një rezolutën për reforma të thella në strukturat e saj dhe në jetën politike e sociale të vendit.

Dokumenti u pranua me votim të hapur të delegatëve në kongresin ku u zhvilluan debate të ashpra mbi qëndrimet që pritet të mbajë opozita gjatë zgjedhjes së presidentit të ri në muajin qershor. Kongresi miratoi po me votim të hapur rezolutën e sjellë nga Asambleja Kombëtare e PS, ku kërkohet reformimi i thellë i PS, reforma të thella politike dhe administrative në këmbim të konsensusit për presidentin e ri.

Një tjetër projekt-rezolutë, e paraqitur nga deputeti Erion Braçe kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe bllokim të parlamentit gjatë votimit për presidentin, duke dorëzuar mandatet e deputetëve të opozitës.

Sekretari i përgjithshëm Pandeli Majko, tha në hapje të kongresit se partia vinte e përcarë në dy drejtime dhe se duheshin bërë përpjekje të reja për unitet. Megjithatë Kongresi i mbylli punime me rikandidimin formal të Edi Ramës për kryetar partie, por pa i dhënë përgjigje tensioneve dhe paqartësive në përcarjen e grupeve.

Partia Socialiste zhvilloi një kongres të tensionuar, ku dy grupe të mëdha delegatësh mbrojtën pikëpamje të kundërta lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj zgjedhjes së presidentit të ri dhe provokimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Kongresi rrëzoi me votim të hapur një projekt-rezolutë të propozuar nga Petro Koçi dhe përkrahës të tjerë të tij, të cilët kërkojnë analizim të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjen me konsensus të presidentit të ri të vendit, pa e përdorur këtë rast për të provokuar krizë parlamentare. Kjo mënyrë votimi u kritikua nga hartuesit e saj, si një nga shkeljet më të mëdha statutore që ka ndodhur në PS. Deputeti Koçi tha se votimi i të dy projekt-rezolutave duhej të bëhej i fshehtë, sic ishte bërë gjithmonë, dhe se votimi i hapur është një shkele e rëndë statutore. Mënyra e votimit të dokumentave zuri pjesën më të madhe të diskutimeve të pjesës së dytë të kongresit.

Gjatë këtyre debateve gjendja në sallë ka qenë e tensionuar dhe një pjesë e delegatëve kanë braktisur seancën. Disa nga politikanët socialistë janë përpjekur pa rezultat të qetësojnë situatën me propozime kompromisi. Deputeti Kastriot Islami tha se Kongresi mund të vazhdonte punimet edhe një ditë tjetër për të diskutuar më mirë idetë e paraqitura dhe për të gjetur një zgjidhje të pranuar nga të gjithë delegatët. Edhe deputetët Gramoz Ruçi dhe Ben Blushi propozuan hartimin e një rezolute ku të mos shprehn mendimet e socialistëve për zgjedhjet e partakohshme.

Sikur të mos mjaftonin përplasjet dhe tensionet e kongresit, makina e deputetit socialist Erion Braçe u godit me lende shperthyese në orët e mbrëmjes, teksa ishte parkuar prane gazetes se PS, Zeri i Popullit, ku ai është kryeredaktor. Deputeti tha se nuk kishte dyshime konkrete, por theksoi se nuk kishte dyshime se sulmi lidhej me punën e tij si gazetar dhe politikan i të majtës në parlament. //ad//

XS
SM
MD
LG