Lidhje

Madona, Chilli Peppers në koncertin global për Tokën ne korrik


Organizatorët e një koncerti botëror që synon ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj pasojave të ndryshimit të klimës, thonë se mes këngëtarëve që do të interpretojnë në koncert do të jenë Madona dhe Red Hot Chilli Peppers.

Organizatorët thonë se shpresojnë që koncerti, i cili do të jepet në korrik në 7 vende të botës, do të ndiqet nga rreth 2 miliardë njerëz. Koncerti do të jepet në të gjithë kontinentet, në disa qytete kryesore: Johanesburg, Londër, Rio de Zhaneiro, Shangai, Sidnei, Tokio dhe në Shtetet e Bashkuara.

Koncertin po e promovon ish-nënpresidenti amerikan Al Gore. Ai thotë se shpreson që koncerti do të ndihmojë për të kuptuar ndihma që duhet dhënë për të zgjidhur problemin e ngrohjes globale. Mes atyre që do të marrin pjesë në koncert janë edhe grupet Genesis, Duran Duran, James Blunt, Beastie Boys, The Black Eyed Peas dhe Corine Bailey Rae.

XS
SM
MD
LG