Lidhje

Japonezët dhe kinezët, bashkëpunim për energjinë


Udhëheqësit japonezë dhe kinezë nënshkruan marrëveshje për të bashkëpunuar në çështjet e energjisë dhe të mjedisit. Kryeministri kinez Uën Gja Bao dhe kryeministri japonez Shinzo Abe i nënshkruan marrëveshjet sot në Tokio.

Në fillim të vizitës triditëshe, zoti Abe tha se turneu i kryeministrit kinez është një hap i madh përpara drejt ndërtimit të marrëdhënieve me përfitim reciprok. Zoti Uën tha nga ana e tij se përmirësimi i lidhjeve të dyanëshme është qëllimi më i rëndësishëm i vizitës së tij në Japoni, e para e një udhëheqësi kinez në shtatë vjet.

Pak orë para arritjes së zotit Uën, dy vendet nënshkruan një marrëveshje për rifillimin e eksporteve japoneze të orizit në Kinë. Kina i ndaloi eksportet nga Japonia në vitin 2003 për shkak të shqetësimeve se në oriz mund të kishte insekte të huaj. Vizita e zotit Uën në Japoni shihet si përpjekje nga të dy vendet për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara nga mosmarrëveshjet historike dhe territoriale.//lk

XS
SM
MD
LG