Lidhje

SHBA: Shkatërrohet nga zjarri shtëpia e këngëtarit Xhoni Kesh


Shtëpia e këngëtarit të njohur amerikan Xhoni Kesh, i cili vdiq në vitin 2003, u shkatërrua dje plotësisht nga zjarri. Shtëpia e madhe në buzë të liqenit, në afërsi të qytetit Nashville të shtetit Tenesi, ishte duke u rinovuar nga këngëtari Berri Gib, pjestar i grupit të famshëm të muzikës pop, Bi Xhiz, i cili e bleu atë vitin e kaluar.

Autoritetet nuk e dinë shkakun e zjarrit, por thonë se kohët e fundit, pemët përreth shtëpisë ishin spërkatur me lëndë mbrojtëse për drurët. Xhoni Kesh u bë i famshëm për këngë të tilla, si “Ring of Fore” dhe “I walk the Line”. Ai dhe gruaja e tij Xhun Karter Kesh, kanë jetuar në këtë shtëpi nga fundi i viteve 60 kur u martuan, deri sa vdiqën, që të dy në vitin 2003.//lk

XS
SM
MD
LG