Lidhje

Algjeri: Vriten 23 persona në dy shpërthime me bombë


Zyrtarët algjerianë thonë se të paktën 23 persona janë vrarë dhe rreth 160 janë plagosur nga dy shpërthime bombash sot në Algjer. Shpërthimi i parë, në qendër të kryeqytetit, pranë zyrave të Kryeministrit Abdelaziz Belkhadem, sipas dëshmitarëve, ishte një sulm vetëvrasës me makinë bombë. Shpërthimi tjetër ndodhi pranë një stacioni policor në periferitë lindore të kryeqytetit.

Kryeministri, i cili nuk u dëmtua, i dënoi shpërthimet si akte të ulta kriminale. Dega e al-Kaidës në Afrikën e Veriut mori përgjegjësinë për shpërthimin me anë të një deklarate në Internet. Ky grup i quajtur “Organizata al-Kaida në Magrebin Islamik, botoi fotografi të tre personave që ajo i quajti vetvrasës dhe që sipas saj kishin kryer shpërthimet.//lk

Ky njoftim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Shtetet e Bashkuara dhe Franca, ish fuqia koloniale e Algjerisë, i dënuan sulmet. Ministri i jashtëm i Francës, Filip Dust Blazi, shprehu indinjatën e tij përmes një deklarate. Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i quajti shpërthimet një akt i urryer terrorizmi.//lk

XS
SM
MD
LG