Lidhje

Hill, thirrje Phenianit ta mbyllë reaktorin bërthamor


Kryenegociatori amerikan për çështjet bërthamore i bëri thirrje Koresë së Veriut të fillojë mbylljen e reaktorit të saj bërthamor tani që fondet e saj në Makao janë zhvbllokuar. Duke folur sot në Seul, ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kristofer Hill tha se Koreja e Veriut duhet t’i përmbahet marrëveshjes së muajit shkurt për të mbyllur reaktorin bërthamor të Jongbjonit.

Zoti Hill tha se fondet e Koresë së Veriut që mbaheshin të bllokuara në një bankë të Makaos janë zhbllokuar. Dje, kreu i një delegacioni amerikan që vizitoi Korenë e Veriut tha se Peniani kishte ofruar të ndërmerrte hapat fillestare për mbylljen e programit bërthamor brenda një dite pasi të merrte fondet e zhbllokuara.//lk

XS
SM
MD
LG